E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet leku, euroja dhe dollari humbasin terren

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,49 lekë, krahasuar me ditën e hënë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,10 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 91,66 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99,19 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118,55 lekë ose 0,70 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,96 lekë ose 0,46 lekë më pak se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.66 -0.49
Euro EUR 99.19 -0.10
Poundi Britanik GBP 118.55 -0.70
Franga Zvicerane CHF 103.96 -0.46
Jeni Japonez (100) JPY 61.24 +0.09
Dollari Australian AUD 57.37 -0.64
Dollari Kanadez CAD 63.79 -0.54
Korona Suedeze SEK 9.17 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.76 -0.01
Korona Daneze DKK 13.29 -0.02
SDR SDR 121.79 -0.41
Ari(OZ 1) XAU 287104.78 +4,168.34
Argjend(OZ 1) XAG 3118.67 -49.45
Juani Kinez (onshore) CNY 12.61 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 12.59 -0.08
Lira Turke TRY 2.42 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›