E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet leku, euroja zbret në 93,53 lekë

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Monedha europiane ka shënuar një tjetër nivel të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer sot me 93,53 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euroja e ka mbyllur muajin korrik në nivelin më të dobët të viteve të fundit, ndërsa që nga fillimi i vitit, kursi i euros ka rënë me 3,3%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4,1%.

Zhvlerësimi i euros është thelluar gjatë muajve të fundit, veçanërisht me afrimin e sezonit turistik veror, si pasojë e rritjes së hyrjeve valutore në vend nga turizmi dhe aktivitetet e tjera ekonomike.

Për të administruar luhatjet e kursit të këmbimit dhe për të frenuar një forcim të mëtejshëm të lekut, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor përmes blerjeve të valutës.

Rezerva valutore në vend ka arritur në 7,8 miliardë euro në fund të qershorit 2026, duke u rritur me rreth 1,1 miliardë euro krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kur ishte 6,7 miliardë euro.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.28 -0.37
Euro EUR 93.53 -0.04
Poundi Britanik GBP 109.33 +0.15
Franga Zvicerane CHF 100.59 +0.36
Jeni Japonez (100) JPY 50.87 +0.91
Dollari Australian AUD 57.16 +0.27
Dollari Kanadez CAD 58.01 -0.09
Korona Suedeze SEK 8.52 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.53 +0.01
Korona Daneze DKK 12.52 0.00
SDR SDR 110.60 -0.10
Ari(OZ 1) XAU 329275.03 -2,659.16
Argjend(OZ 1) XAG 4708.06 -11.83
Juani Kinez (onshore) CNY 12.04 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 12.04 -0.05
Lira Turke TRY 1.71 -0.01

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›