Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan sot u zhvlerësua lehtë me 0,01 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,05 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 81,96 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 93,62 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 110,05 lekë, ose 0,29 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 101,19 lekë, ose 0,27 lekë më pak se ditën e hënë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 81.96 | -0.01 | |
| Euro | EUR | 93.62 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.05 | -0.29 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 101.19 | -0.27 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.39 | -0.08 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.56 | +0.20 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 58.28 | -0.15 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.48 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.52 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.52 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 111.43 | +0.04 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 333095.28 | +3,561.13 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 4847.52 | +185.89 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.11 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.11 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.74 | 0.00 | |