E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ford ka pushuar nga puna 1.200 punëtorë

Nju Jork - Kriza ekonomike ka ndikuar edhe tek gjigandi i automobilave, Ford. Bëhet e ditur se kompania "Ford" planifikon të shkurtojë një të pestën e fuqisë punëtore, që do të thotë 1.200 punëtorë, për të kursyer mjete për projekte të reja dhe përgatitje të modelit për përballje me krizën."Ford" numëron 22.600 punëtorë të përhershëm në repartet e Amerikës së Veriut, rreth 2.600 prej të cilëve tashmë është marrë vendim për përjashtim në pajtim me vendimin e nëntorit të vitit të kaluar. Kompania pret që në tremujorin e katërt të shënojë humbje, por pyetja kryesore për investitorët dhe kreditorët është nëse do të jetë e detyruar të kërkojë ndihmë nga Qeveria amerikane, siç vepruan "Xheneral motors" dhe "Krajsler".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›