E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Qeveri pa ‘shteg’

Tiranë -Partia Demokracia Sociale, deklaroi sot, duke komentuar reagimet nga BE-ja për ligjin e dosjeve, se këto reagime nuk linin shteg për interpretime dhe ekuivokë. “Është qesharake ajo që ndodhi sot në Kuvend edhe për një arsye tjetër: Ndërsa BE kritikon e kërkon plotësimin e standardeve për integrimin Evropian të Shqipërisë, në rendin e ditës së Kuvendit, ishte edhe miratimi i projektrezolutës së Parlamentit që i drejtohet Parlamentit Evropian për të konsideruar kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE”-thekson PSD-ja në një deklaratë për mediat.

Kjo forcë politike mendon se komandanti i mazhorancës ka marrë përsipër të jetë kundër të gjithëve, kundër SHBA, kundër BE, kundër Këshillit të Evropës, kundër OSBE, duke theksuar se vendime të tilla, janë një çmim i madh që e paguajnë shqiptarët, e paguan Shqipëria, me vonesën që mund t'i shkaktohet proceseve integruese të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›