Forlan kërkon kalimin te Interi
Presidenti Morati ka ndërhyrë në merkaton e Interit dhe menjëherë janë qartësuar shumë gjëra. është konfirmuar qëndrimi i Maikon ndërsa është diskutuar edhe çështja e Mario Balotellit për të cilin agjenti i tij Mino Raiola ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në Milano sezonin që vjen. Raiola ka bëër të ditur se ka një tratativë në vazhdimin dhe deri në fund të gushtit ka kohë duke shtuar se Interi do të punojë deri sa palët të gjejnë një akord. Pas këtyre fjalëve të Raiolas vijnë edhe fjalët e Uruguajanit Diego Forlan i cili mund të jetë zëvendësuesi i Super Marios te Kampionët e Europës. "Morati më kërkon. Do të ishte një ëndërr të luaja në nivele të larta edhe pse deri tani veç zërave nuk ka asgjë konkrete" ka thënë lojtari më i mirë i kampionatit Botëror Afrika 2010. Interi është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj .Të fitosh tre titruj në një sezon nuk është e lehtë dhe zikaltërit janë një skuadër që mund të bëjnë historinë ashtu si Barcelona. Në këtë pikë ende nuk dihet se për epokën post Balotelli Interi do të besojë tyeSkuli apo te Forlan. Nga ana tjetër Morati duket sikur i ka mbyllur dyert e transferimit të argjentinasit Maskerano. Interi dhe Morati në veçanti nuk ka ndërmend që të bëjë çmendurira në merkato. Kjo do të thotë që zikaltërit do të shesin disa lojatrë si Burdiso ,Muntari dhe David Suazo për të grumbulluar paratë e nevojshme për Maskeranon pasi kështu edhe Morati do të ishte dakord që argjentinasi të transferohej në Milano dhe Benitez të merrte një tjetër dhuratë.