E Diel, 1 Nëntor 2026

Forma e medaljes së maratonës i bën garuesit që të skuqen

Share

Garuesit që kompletuan Maratonën e Edinburgut në Skoci mbetën të skuqur kur morën në duar medaljen pas përfundimit të garës. Shumë nga ata 23 mijë persona që morën pjesë në garën e ditës së diel thanë se medalja i ngjante më shumë një organi seksual mashkullor. Menjëherë në rrjetet sociale nisën të bëjnë humor me këtë gjë. Drejtori i kësaj gare tha se asnjë nuk e kishte vënë re këto cilësi fallike të medaljes para se ajo të jepej për personat që garuan. Ai deklaroi se e dinte që në vitet në vijim do ketë barsoleta për këtë gjë.

Ende nuk është vendosur nëse medalja do ndryshojë për garën e vitit 2013.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›