Turizmi, AKU kontroll higjenës në restorante
Vlorë- Në prag të sezonit turistik Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion kontrolli për higjenën në bizneset, hotelet dhe restorantet e Vlorës.
Drejtori i AKU- së në Vlorë Sajmir Haxhiu, ka thënë se kontrollet po ushtrohen përgjatë vijës bregdetare me qëllim shmangien e abuzimeve dhe zhvillimin e turizmit.
Gjithashtu ai ka deklaruar se të gjitha subjektet që kanë kryer shkelje do të gjobiten me gjoba të rënda, në mënyrë që të krijojnë kushte higjenike.
Më tej ai ka thënse gjatë këtij viti pritet një numër i lartë turistësh, prandaj duhet të që ata të akomodohen në kushte të përshtatëshme.