Trajkoviq: Kthimi i ushtrisë serbe, i pamundur

“Pres që të gjithë bashkërisht të shfrytëzojmë momentin i cili nënkupton hartim të strategjisë për mbetje të serbëve në Kosovë. Mirë do të ishte sikur në të gjithë bashkërisht do ta hartonim këtë strategji e cila do të mundësonte stabilizim të veriut të Kosovës dhe zvogëlim të forcave të NATO-s”, ka thënë Trajkovic për mediet serbe.
Ajo ka thënë se ka informacione se këto ditë në Prishtinë ka qëndruar “kreu i NATO-s” dhe se ky ka qenë rasti për marrëveshje dhe strategji të rregullimit të veriut të Kosovës. “Ata do të kërkojnë zgjidhjen e tyre, e nëse ne nuk kemi kundërpërgjigje, kjo do të na bie në kokë. Llogaris që kryetari dhe kryeministri do të kenë konsensus për të gjithë çështjet pasi e dinë që kthimi i ushtrisë serbë në Kosovë është i pamundur, përveç nëse ajo bëhet pjesë e NATO-s”, ka thënë Trajokoviq.