E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacionet edhe Bjellorusia me probleme

Jo vetem kombetarja shqiptare perballet me probleme me formacionin e saj me Bjellorusine. Lajmet nga kampi bjellorus jane te mira per kombetaren kuqezi pasi edhe vendasit ne perballjen e mbremjes se sotme hasin mungesa ne sulm si dhe me disa lojtare jashte forme.

Ne fakt formen e dobet te kombetares se Bjellorusise e perforcon me shume edhe barazimi 0-0 me Luksemburgun ndeshje e luajtur diten e premte te njejten dite kur Shqiperia barazoi 1-1 me Bosnjen ne Qemal Stafa.

Mesohet se sulmuesi kryesor bjellorus Kornilenko nuk do te luajte perballe Shqiperise per shkak te kartonave te marre ne ndeshjen ndaj Lukesmburgut ndersa mund te rikthehet edhe ylli i kesaj skuadre Aleksander Hleb qe gjithesesi ndodhet jashte forme.

Historiku i perballjeve mes Bjellorusise dhe Shqiperise nuk eshte shume pozitiv per kombetaren tone ne dy ndeshje kemi marre nje barazim 2-2 ne Minsk dhe nje humbje 2-4 ne Tirane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›