Shembja e gurëve në Mallakastër, urdhërohet ndërmarrja e masave

Rrëshqitja e dherave për shkak të reshjeve të shumat të shiut ka shkaktuar shembjen e shtëpive në Mallakastër, kjo ka bërë që kryeministri i vendit t’i japë porosi të veçantë ministrit të Brendshëm për marrjen e masave lidhur me sistemimin e familjeve të dëmtuara.
Sot, kryeministri Berisha urdhëroi ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, për marrjen e masave për sistemimin në hotele dhe kushte të mira të familjeve të fshatit Ngracie, të komunës Qendër Mallakastër, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga shembja masive e dheut, e ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, si dhe zgjidhjen e problemeve të krijuara nga ajo shembje, e cila fatmirësisht nuk shkaktoi dëme dhe humbje jete njerëzish.
Rrëshqitja e dherave ka bërë që dhe rruga e kësaj zonë të shembet duke u bërë e pa kalueshme duke izoluar kështu banorët e fshatit.
Ditën e djeshme në fshatin Ngracie vajti ministri brendshëm Noka dhe ministri i transporteve Olldashi. Ata panë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët dhe dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja masive e dherave./Indeksonline/