E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, 20 gara më 2011

Kalendari i Formulës 1 do të zgjerohet në rekord 20 gara më 2011 me shtimin e garës për Shpërblimin e Madh të Indisë. Shefi i Formulës 1, Bernie Ecclestone ka bërë të ditur se asnjë garë nuk do të hiqet nga kalendari për të shtuar Indinë ndërsa ekziston plani për zgjerim edhe më të madh.

“Nuk jemi duke hequr asnjë garë. Do të jenë 20 gara më 2011 ndërsa përgatitemi për 25” deklaroi Ecclestone për BBC Sport. Pavarësisht shikueshmërisë së vogël në Kinë, Ecclestone ka insistuar se gara do të zhvillohet edhe vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›