E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Serbianuk heq dorenga Kosova

BEOGRAD- Presidenti i Serbise Boris Tadic ka deklaruar se nuk eshte e vertete se Serbia ka hequr dore nga Kosova pas miratimit te rezolutes ne Kuvendin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. Ai ka pohuar se ceshtja e Kosoves eshte shume e veshtire dhe se Serbia eshte ne situate te veshtire por ka porositur se Beogradi do te gjeje rrugedalje nga kjo situate.

Tadic ka thene se marreveshja e Serbise me BE-ne per rezoluten e Kosoves hap mundesi te dialogut dhe ruan te drejten e Serbise qe me mjetet paqesore dhe diplomatike te mbroje integritetin dhe interesat legjitime ne Kosove.

Tadic ka perseritur se Serbia kurre nuk do te njohe pavaresine Kosoves dhe ka shtuar se kjo ceshtje mund te zgjidhet me dialog dhe bisedime paqesore qe do te sillnin nje zgjidhje te pranueshme per te dy palet.
s.g/europaelire/balkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Tadic Sheqim dore nga Kosova por me mjete paqesore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›