E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Papandreu perjashton ristrukturimin e borxhit

SELANIK - Kryeministri grek Jorgo Papandreu perjashtoi sot ristrukturimin e borxhit te vendit te perfshire ne nje krize te rende buxhetore duke theksuar se kjo do te ishte katastrofike per ekonomine.
Logjika e ristrukturimit te borxhit do te ishte katastrofike per ekonomine per besueshmerine dhe per te ardhmen tone deklaroi Papandreu ne nje konference shtypi ne Selanik qyteti i dyte me i madh i vendit pasi ka njoftuar dje ne vija te pergjithshme politiken e tij ekonomike per vitin 2011.
Ne rast nderprerjeje te pageses se borxhit atehere do te shkojme drejt nje falimentimi te thelle dhe te mundshem te sistemit bankar dhe ne humbjen e pronave te familjeve greke kjo do te ishte nje tragjedi shtoi ai.
Kryeministri theksoi se qeveria e tij po punon qe prej 11 muajve kur erdhi ne pushtet per shmangien e falimentimit te vendit te tij borxhi i te cilit arriti ne 300 miliarde euro 115 per qind te PBB-se. Deficiti publik u rrit ne 14 per qind te PBB-se ne vitin 2009.
Qeveria e tij u detyrua te miratoje nje sere masash te rrepta ekonomike ne kembim te nje huaje nga vende te zones euro dhe Fondi Monetar Nderkombetar FMN prej 110 miliarde euro gjate tre vjeteve shpjegoi ai.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›