Formula 1 Berger Raikonen duhet te lere alkoolin
Gerhard Berger ish-pilot austriak i Formules 1 eshte i habitur nga vendimi i Kimi Raikonenit per tu rikthyer ne kete sport dhe u shpreh se piloti finlandez duhet te kete kujdes me vodken. Bergeri u tregua skeptik me fjalet e Raikonenit i cili tha se nuk kishte humbur shpejtesine dhe motivimin.
A do te jete i afte Raikonen te arrije serish majat Them se ka 50 mundesi. Kimi eshte njeri i shkelqyer nje pilot qe do ti jape ngjyra Formules 1 dhe mendoj se kthimi i tij eshte gje e mire per sportin por per tu rikthyer ne nivele te larta duhet te kete kujdes me vodken dhe ti nenshtrohet nje disipline te forte - tha Berger per Autosport. Do habitesha nese do te kete ende force ambicion dhe disipline per tu kthyer aty ku e la. Gjithsesi eshte nje pilot qe nuk duhet nenvleresuar. Shpresoj qe te arrije shume suksese ne kete rikthim - shtoi austriaku. Kimi Raikonen do te jete piloti i skuderise Lotus Renault ne sezonin 2012 pas dy vitesh ku ka munguar ne pistat e Formules 1. Debutimi i Raikonen ishte ne vitin 2001 me Sauber per te kaluar me pas tek McLaren dhe Ferrari ku me kete te fundit fitoi titullin kampion bote ne 2007.