E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Zgjerohet skandali i basteve

Thellohet akoma me teper skandali i trukimeve ne Itali. Karlo Xhervasoni nje nga personazhet e perfshire ka zbuluar dje te tjera te dhena per prokuroret. Ish-mbrojtesi i Piacences i ka thene prokurorit i Martino se ne kete ceshtje jane perfshire edhe disa futbolliste te Serise A. Gjithashtu ai i deklaroi si te trukuara edhe 10 ndeshje te tjera 3 prej te cilave ne Serine A. Ne 2 prej tyre u arrit kombinimi i parashikuar. Gjithashtu gjate hetimit ka dale ne drite edhe figura e nje sekretareje te Lega Calcio-s e cila mendohet se ka kontaktuar ne telefon me Kristiano Donin dhe Stefano Betarinin per ti informuar mbi ecurine e hetimeve. Nderkaq Ansa raportoi fjalet e Kristiano Donit gjate marrjes ne pyetje Gjithcka e bera per hir te pasionit per skuadren time dhe arritjes se objektivit sezonal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›