Ibra futet mik që të sjellë Keita te Milani
Milani është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sejdou Keita, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç është njeriu që mund ta bindë atë që të veshë fanellën kuqezi.
Kuqezinjtë kanë nevojë ta freskojnë mesfushën, ndërsa “Mundo Deportivo” raporton se lojtari nga Mali konsiderohet si zëvendësi i duhur i Mark van Bomel ose Masimo Ambrozinit. Keita dhe Ibra ishin miq të mirë gjatë kohës që suedezi luajti në “Camp Nou”, ndërsa thuhet se kjo mund të ndikojë që mesfushori t’i bashkëngjitet sulmuesit të Milanit në San Siro.