E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini dergon ne ferr Elbasanin

Ne derbin e Prefektures Elbasani e pesoi keq. Skuadra e Shkumbinit ka mundur te dale me 3 pike te arta nga transferta e Ruzhdi Bizhutes. Ndeshkimi i Elbasanit qe tashme eshte pushtuar nga nje krize e shumanshme pasi iu hoqen edhe 3 pike ne renditje nga gjyqi i fituar ne FIFA prej kroatit Darko Peric lojtar verdheblu para dy sezonesh i papaguar sipas kushteve kontraktuale ka ardhur in extremis pikerisht ne minuten e 89-te ku Gerbovic ka vulosur fitoren 2-1 te Shkumbinit. Peqinasit e kane nisur mjaft mire kete derbi teksa kane kaluar ne epersi qe ne minuten e 12-te te lojes me ane Emiljano Veliajt. Nje goditje e forte e ketij te fundit ka perfunduar ne rrjeten e portierit verdheblu Llani i cili mban gjithashtu pergjegjesi per kete gol fale reagimit te munguar. Vetem nje minute me pas ishin serish peqinasit qe mund ta kishin fundosur ne pak kohe Elbasanin teksa sulmuesi bardhekalter Mustafaraj i vetem me porten e boshatisur te vendasve gaboi fatalist duke mos arritur ta dyfishoje dot epersine e te tijve. Me kalimin e minutave verdheblute u munduan te reagojne te marrin ne dore lojen por nuk kishin qartesine e duhur. Me pas Shkumbini me prapavijen e vet se pati te veshtire ta mbaje larg portes se Kotorrit kundershtarin. Kjo ka ndodhur deri ne minuten e 36-te kur nje kundersulm pa pretendime i vendasve ndeshi ne nje nderhyrje te gabuar te mbrojtesve peqinas cka e detyroi gjyqtarin Ervis Peza te akordoje penallti per Elbasanin. Ne piken e bardhe u prezantua Endri Dalipi i cili u tregua i suksesshem perballe portierit mik Kotorri. Keshtu ne minuten e 36-te erdhi edhe barazimi i rezultatit i cili nuk ndryshoi deri ne perfundimin e pjeses se pare te ndeshjes. Madje vijoi ti shoqeronte perpjekjet e sforcuara te te dyja skuadrave per ta fituar ndeshjen edhe ne pjesen e dyte. Deri nje minute para mbylljes se kohes se rregullt te ndeshjes kur boshnjaku Gerbovic i futur ne loje ne pjesen e dyte nga trajneri Agim Canaj dergoi ne qiellin e shtate Shkumbinin ndersa fundosi ne ferr verdheblute. Ashtu si ne ndeshjen paraardhese ndaj Vllaznise edhe kete here ishte Gerbovic autori i golit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›