Mourinho rikthehet ne San Siro

Pas 5 muajsh trajneri rikthehet ne San Siro per te luajtur perballe Milanit por kete here portugezi eshte trajner i Real Madrid.
Ne konferencen per shtyp ne San Siro eshte prezantuar nje Mourinho ndryshe nga cjane mesuar gazetaret italiane ta shikojne ne te kaluaren. Eshte nje ndeshje e veshtire ka deklaruar i qete Mou.
Presim nje Milan te forte dhe me te motivuar por ne jemi ne forme te mire dhe mund te fitojme edhe ketu ka pohuar portugezi i cili ka falenderuar edhe tifozet interiste per pritjen qe i ben ne aeroportin e Malpenses.
Reali ka kujtime jo shume te mira nga San Siro pasi nuk ka mundur te fitoje asnje ndeshje ne kete stadium ka 10 humbje dhe 3 barazime. Por mediat spanjolle jane optimiste pasi sipas tyre Mourinho si ish-trajneri i Interit di shume mire si te fitoje ne kete impiant gjigand.
Nderkohe trajneri i Milanit Allegri mendon se skuadra ka kapacitetin e duhur per te reaguar pas dy humbjeve te fundit. Jemi nje skuader e forte ka theksuar italiani. Kemi kualitete te mira teknike dhe duhet te luajme si skuader. Celsi i suksesit ne kete ndeshje Duhet te mbajme nen presion Realin dhe te mos perserisim gabimet e 2 javeve me pare ka perfunduar Allegri i cili ne kete sfide do te kete ne dispozicion Ronaldinhon Zambroten Tiago Silven dhe Ambrosinin te rikthyer nga demtimet.