E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Fetel i Red Bullit fiton cmimin e Gjermanise ne Nyrburgring

Një garë për infarkt, por në fund suksesi është i tij.
Sebastian Fetel fitoi për herë të parë në karrierë Çmimin e Madh të Gjermanisë.
I pari sukses në shtëpi për kampionin e botës të Red Bullit, i cili përballoi sfidën e ashpër të Kimi Raikonenit në xhirot e fundit.
Pas tyre, në radhë ishin Groszhan dhe Alonso. Pra, makinat Lotus u ngjitën në podium duke lënë jashtë tij pilotin spanjoll të Ferrarit.
Fetel e nisi shumë mirë garën me parakalimin e menjëhershëm të Hamiltonit të Mercedesit që kishte dalë i pari në provat zyrtare.
Piloti tjetër i Red Bullit, Ueber gjithashtu përfitoi, ndërsa Alonso mbeti pas.
Menjëherë nisën problemet kur një gomë u shkëput nga makina e Ueberit dhe goditi një kameraman.
Alonso ndryshoi gomat dhe humbi vende, e më pas u pengua për 2-3 xhiro nga Hamilton.
Diferenca e Fetelit me pilotin e Ferrarit ishte e madhe, por një episod ndryshoi gjithçka.
Një makinë Marusia e pilotit Blanshi mori flakë. Papritur, ajo hyri sërish në pistë, ndërsa piloti e kishte braktisur.
Rreziku i madh për pilotët e tjerë u shmang nga hyrja e makinës së sigurisë.
Makinat u afruan dhe një duel i ashpër vazhdoi për 20 xhiro.
Por, renditja nuk ndryshoi, me përjashtim të parakalimit të Raikonenit ndaj Groszhanit.
Pas këtij suksesi, Fetel rrit epërsinë në krye të botërorit me 157 pikë ndaj 123 të Alonsos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›