Formula 1, Hamilton fiton në garën e Hungarisë
Luis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh që është zhvilluar në Hungari. Piloti i Mercedesit është nisur i pari në start dhe e ka përfunduar garën po i pari, duke treguar edhe njëherë tjetër se është një pilot i talentuar. Në vend të dytë ka dalë piloti finlandez Kimi Raikonen, i cili vijon të bëjë paraqitje të mira me makinën e tij Lotus, duke kaluar edhe Alonson në renditjen e përgjithshme. Në vend të tretë ka dalë kampioni në fuqi Sebastian Vetel, që vazhdon të kryesojë kampionatin e Formula 1, për t’u shpallur sërish kampion. Pas Vetelit është renditur kolegu i skuderisë Red Bull, Mark Veber. Vetëm vend i pestë për Fernando Alonson e Ferrarit, që zhgënjen sërish tifozët e shumtë që ka kjo skuderi edhe në Shqipëri. (e.ilnica/balkanweb)