Formula 1 Mozli Mu be qejfi qe Ferrari nuk fitoi boterorin

Ish-numri nje i FIA-s ne nje interviste te dhene per Die Welt nuk humbi rastin per te thumbuar kokekuqen
Bilancin e Boterorit 2010 te Formules 1 e beri edhe Maks Mozli. Ish-numri nje i Federates Nderkombetare te Automobilizmit nuk fshehu gezimin per deshtimin e Ferrarit. Britaniku qe ne 2002-shin denoi urdhrat e skuderise qe dha Ferrari gjate Cmimit te Madh te Austrise kritikoi ashper kokekuqen duke qene se edhe ne kete sezon u perserit nje episod i tille ne Cmimin e Madh te Gjermanise Felipe Masa i dhuroi vendin e pare shokut te skuadres Fernando Alonsos.
Me e mira per F1
Do ti kishin dhene botes mundesine qe te flisnin perseri per nje teme te keqe sic jane urdhrat e skuderise - deklaroi Mozli per prestigjiozen gjermane Die Welt. - Mendoj se triumfi i Ferrarit kete vit nuk do te sherbente ne te mire te Formules 1 keshtu qe tani them fale Zotit qe flasim per gabim strategjie nga ana e Ferrarit dhe jo a e meritoi kjo skuderi fitoren apo jo. Mendoj se tashme Formula 1 ka nje problem me pak.
Komplimente per Ferrarin dhe Fetelin
Edhe pse nuk perdori shume takt per te treguar ate cka ishte e mire dhe e keqe per Formulen 1 Maks Mozli nuk hodhi poshte skuderine italiane. Britaniku vleresoi shume punen e skuderise nga Modena. Them se Ferrari beri nje pune te mrekullueshme duke qene se ne fund i dhane shansin pilotit te tyre qe te luftonte per titull edhe pse ne garat e para nuk u treguan shume kompetitive. Ne fund te fjales se tij Mozli tregoi edhe simpatine qe ka per kampionin e ri te Botes. Sebastiani Fetel e meritoi plotesisht triumfin kete vit. Ai eshte nje kampion i perkryer. Ai eshte nje djalosh i qeshur i qete dhe shume xhentil. Keshtu them se per Formulen 1 ishte nje e mire qe ai arriti te triunmfoje ne Boterorin e 2010-s - perfundoi Mozli.
Veber Garova me shpatull te thyer
Garat e fundit te zezonit te kaluar te Formules 1 kane qene te tharta per Mark Veberin i cili nga i pari ne klasifikim e mbylli boterorin ne vend te trete pas Fetelit dhe Alonsos. Kjo renie ka nje motv te cilin piloti australian e beri publik vetem dje diten kur publikoi librin e tij Up Front A Season to Remember. Perpara Cmimit te Madh te Japonise une rashe nga bicikleta dhe ne ate aksident theva shpatullen e djathte - shkruante ne kete liber piloti i Red Bullit qe tregoi se per plot kater gara i ka dhene vetures ne kushte mjaft te keqija. Me tej ne kete liber Veberi tregon se per kete aksident skuadra e Red Bullit nuk dinte asgje. Kanguri rrefen se per shpatullen e thyer e dinte vetem fizioterapisti i tij Roxher Kleri dhe pergjegjesi i mjekeve te Formules 1 Geri Hartshtain. Keshtu Veberi u demtua ne momentin me te rendesishem te sezonit atehere kur drejtonte klasifikimin e piloteve me plot 11 pike avantazh ndaj Alonsos dhe 21 ndaj Fetelit. Gjate nje xhiroje me biciklete qe po beje me mikun tim pesova ate aksident qe nuk mund te shmangia. Shoku im mu rrezua para dhe une skisha nga tia mbaja keshtu u pengova dhe u rrezova duke thyer edhe shpatullen qe njihet rendom si lsquofrakture skiatori - tregoi Veberi. Suzuka eshte nje piste brutale - tregoi Veberi per Cmimin e Madh te pare qe do te garonte me shpatull te thyer. - Ju them se isha me shume fat qe te shtunen per shkak te kushteve te veshtira atmosferike nuk u zhvilluan provat zyrtare pasi keshtu mora nje dite pushim. Per sa i perket garzes ju tregoj se me injektuan disa mjekime qe me ndihmuan te perballoja garen. Gjithsesi si perfundim arritem nje rezultat te mire ate fundjave Veberi mberriti i dyti pas Fetelit qe fitoi garen. Per Veberin nuk eshte hera e para qe thyen shpatullen. Piloti nga Australia qe ka pasion te ngase bicikleten ka thyer edhe nje here tjeter shpatullen ne nentor te 2008-s. Ne ate vit Veberi u aksidentua ne Tanzani nga nje makine teksa po i jepte bicikletes. Ne ate aksident pervec shpatulles Veberi pesoi frakture te rende edhe ne kembe.