E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ne kerkim te Muzakeve dhe Bakajve te rinj

Dje u sterviten plot 38 futbolliste. Gjyqi midis Paro Lacit dhe Albert Xhanit u shty perseri

Edhe pse nga fillimi i merkatos se janarit mungojne plot 24 dite skuadra e Partizanit ka filluar qe dje te mendoje per te mbyllur vrimat qe ka ne ekip. Keshtu pas situates dramatike qe po kalojne te kuqte ne Kategorine e Pare ne 11 ndeshje kane marre vetem 11 pike mendohet se merkaton e janarit do te mendojne te perforcohen duke afruar futbolliste te rinj edhe pse situata financiare ende nuk eshte zgjidhur. Themi keshtu pasi dje ne Shkollen e Bashkuar jane stervitur jo pak por 38 futbolliste aq sa stafi teknik e ka pasur pothuaj te pamundur te menaxhoje situaten edhe pse ndodhej ne nje fushe futbolli.

Pese te rinj

Aktualisht Partizani ka rreth 25 futbolliste te federuar pjesa tjeter kane qene kryesisht lojtare te cilet kane qene edhe me pare pjese e Partizanit dhe jane stervitur me skuadren por nuk kane arritur qe te federohen. Futbollistet qe kane rifilluar stervitjet me Partizanin shpresojne qe te federohen me skuadren ne muajin janar ku hapet edhe merkatoja e transferimeve. Ndersa rreth pese futbolliste te rinj i jane bashkuar skuadres se pare nga akademia e kuqe dhe aktivizimi i tyre mund te behet pa asnje pengese nese nje gje te tille e vendos stafi teknik. Ajo qe eshte interesante ne gjithe kete situate eshte se ka mjaftuar vetem nje fushe ku skuadra te kryeje stervitje dhe menjehere ka terhequr nje numer te madh futbollistesh qe jane te gatshem te luajne per fanellen edhe te papaguar.

Mungese me arsye

Ne stervitjen e djeshme ra ne sy mungesa e Ardit Beqirit dhe Edlir Tetoves. Per sa i perket ketyre dy futbollisteve me eksperience mesohet se kane pasur arsye personale dhe kane kerkuar leje te tekniku Bajko per te mos qene gjate seances stervitore. Nese Beqiri dhe Tetova do te ishin ne stervitjen e djeshme atehere numri i futbollisteve qe i sterviten nga Bajko dhe stafi teknik do te ishte 40.

Pergatitja

Ne nje situate te tille dhe me shume futbolliste trajneri Neptun Bajko e ka pasur te pamundur qe brenda fushes se futbollit qe gjendet ne Shkollen e Bashkuar te koordinonte nje numer te tille lojtaresh. Tekniku i ka ndare futbollistet ne grupe dhe ka punuar me shume me ushtrimet me topin dhe me anen taktike te skuadres.

Takimi i radhes

Te kuqte do te luajne kete fundjave takimin e javes se 12-te ndaj Gramshit ne transferte nje ndeshje e parashikuar per tu luajtur nje jave me pare por e shtyre per shkak te shirave te shumte qe kishin perfshire vendin. Demat kane nje stimul me shume per te marre nje rezultat pozitiv pasi pergatitjet jane bere ne nje fushe te mirefillte futbolli gjate gjithe javes dhe jo te kodrat e Liqenit Artificial.

Shtyhet gjyqi

Eumlshte shtyre serish gjyqi mes dy aksionereve te skuadres se Partizanit Paro Lacit dhe Albert Xhanit. Prej me shume se kater muajsh Laci qe ka ne pronesi te tij 40 te aksioneve te shoqerise ka paditur ortakun e tij per falsifikimin e Asamblese se Shoqerise nga e cila Laci ka humbur edhe administrimin. Megjithate dje pritej qe te kishte nje vendim perfundimtar per kete ceshtje i cili nuk ka ardhur per shkak se gjyqtarja Fatime Decolli ishte me raport. Ende nuk dihet se kur do te jete seanca e radhes ndersa palet piten te lajmerohen me nje fletethirrje nga Gjykata e Shkalles se Pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›