Kodra e Trimave LDK rrezon akuzat e PDK
LDK ka hedhur poshte akuzat e PDK-se se ka organizuar trazirat mbremjen e djeshme ne lagjen Kodra e Trimave ku kryeministri Thaci do te mbante nje fjalim.
Sekretari i pergjithshem i LDK-se Ismet Beqiri ka refuzuar kategorikisht akuzat se incidenti u organizua nga aktiviste te kesaj partie.
Keto akuza absolutisht nuk qendrojne. Jemi te habitur se si dikush mund te thote se incidentin e kane organizuar aktiviste te deges se LDK-se ka deklaruar Beqiri.
Ai ka theksuar se LDK distancohet nga ngjarje te tilla qe nuk i bejne mire Kosoves duke theksuar se ne rend te pare kjo parti ka kulturen dhe miresjelljen.
Diten e djeshme ne lagjen Kodra e Trimave ne Prishtine persona te paidentifikuar goditen me gure ndertesen nga e cila kryeministri Hashim Thaci do te mbante nje fjalim.