Formula 1 Petrov Alonso eshte i pasjellshem

Piloti rus i Renose u rrefye dje per ate cka ndodhi ne Abu Dabi per disa gazetare spanjolle
Festen e Alonsos te dielen ne Abu Dabi nuk e prishi vetem strategjia e gabuar e zgjedhur nga Ferrari por edhe Vitali Petrov. Behet fjale per pilotin e Renose qe ne cirkuitin e Jas Marines beri te paberen arriti qe te mbante prapa per gati 75 te gares njevendeshen e Alonsos i cili luftonte per titullin kampion. Pikerisht per kete arritje Petrovi u intervistua dje nepermjet chatit nga disa media spanjolle. Keto te fundit kerkuan qe te shuanin kureshtjen per pilotin qe i hoqi titullin e trete boteror Alonsos.
Ceshtje pune
Une bera garen time Alonso te veten. Keshtu e permblodhi dje Petrovi ate cka ndodhi ne Abu Dabi. Piloti rus qe per here te pare sivjet mori pjese ne Boterorin e Formules 1 uli tonet duke lene te kuptohej se ajo cka ndodhi mes tij dhe Alonsos vetem gjate gares nuk kishte asgje per tu skandalizuar. Petrov tha se Reno kishte bere punen e vet. Ne cirkuitin e Jas Marines ai arriti qe diten me te bukur te Alonsos ta kthente ne nje ferr te vertete. Formula 1 eshte pune. Dhe si e tille une dua qe ta bej ne menyren me te mire. Nuk dua ti bej lsquodhurata askujt. Une dua te punoj me profesionalizem. Une bera ate qe duhet te beja. Nderkohe qe edhe Alonso nga ana e vet kerkoi te bente te tijen - tha Petrov.
Gjestet e pasgares
Ajo cka ndodhi pas gares Alonso teksa po rikthehej ne bokse iu afrua njevendeshes se Petrovit duke i treguar grushtet me siguri qe u ra ne sy te gjitheve. Ne ato momente dy pilotet qe u zune ne distance po kalonin gjendje shpirterore krejt te ndryshme Petrovi sapo kishte perfunduar nje gare fantastike nderkohe Alonso i frustruar nuk u mendua dy here dhe ofendoi rende pilotin lindor. Pese dite pas atyre skenave te cilat jane per tu denuar qe beri piloti asturian Vitali Petrov viktima u perpoq qe te mbyllte kete kapitull me pak fjale Gjesti i Alonsos pas vijes se finishit tregoi vetem nje gje piloti i Ferrarit eshte nje njeri i paedukate.
Formula 1 dje filloi era Pirelli
Dje ne mengjes pa shume buje u larguan edhe inxhinieret e fundit te shtepise se pneumatikeve Bridgestone nga cirkuiti i Jas Marines. Keshtu shtepia japoneze e gomave i la vendin nje tjeter gjigandi te kesaj fushe. Behet fjale per Pirellin. Dje ne Abu Dabi ku momentalisht te gjitha veturat kane filluar pergatitjet per boterorin e ardhshem te Formules 1 pergjegjesit e shtepise se pneumatikeve nga Milanoja moren pallatin e vogel ku deri dy dite me pare mblidhte te dhenat Bridgestone. Prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport beri me dije se nga Pirelli ishin rreth 30 inxhiniere. Disa prej tyre qe kur u futen ne godine u munduan qe te hiqnin nga muret posterat ku shkruhej lsquoBridgestone ndersa te tjeret filluan qe te kontaktonin skuderite - shkruan korrespodenti i gazetes italiane. Keshtu mund te thuhet se filloi aventura e trete e Pirellit ne Formulen 1 pas atyre te 1950-57 dhe te 1985-1991. Gomat e reja te prodhuara nga Pirelli do te provohen per here te pare nga Feteli Masa dhe Barrikelo. Ndersa te shtunen kesaj liste do ti shtohen edhe Fernando Alonso dhe Mikael Shumakeri. Ne fakt piloti shtate here kampion bote duket se nuk do te kete probleme ambientimi duke qene se eshte i vetmi nga tere pilotet qe marrin pjese ne Formulen 1 qe ka garuar me gomat milaneze ne fillimet e karrieres se tij gjate Boterorit te 1991-shit Shumi me Beneton-Ford te pajisur me goma Pirelli garoi ne pese garat e fundit te atij kampionati. Nderkohe qe deri me tani i ka provuar vetem Nik Haidfeld me nje veture Tojota te 2009-s. Keshtu Pirelli paraqitet ne kete takim pas plot 7000 kilometrash prove. Per cdo skuader shtepia e pneumatikeve nga Milanoja do te vere ne dispozicion plot tete trene gomash. Keshtu qe cdo pilot i nje skuadre do te kete ne dispozicion kater te tille. Duhet thene se marka milaneze eshte shpallur pese here fituese ne boteroret e Formules 1 per here te pare me ato goma fituan Nino Farina 1950 e Juan Manuel Fanxho 1951 mbi nje veture Alfa Romeo nderkohe me nje veture Ferrari triumfoi Alberto Askari 1952-53 dhe me pas ishte perseri Fanxho 1957 qe triumfoi me nje Maserati.