Cvetkovic Te pajtojme shqiptaret me serbet

Ne nje interviste per nje te perditshme ceke Cvetkovic eshte shprehur se Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine duke u mbeshtetur edhe ne faktin se nje gje te tille nuk e lejon as kushtetuta serbe.
Jo kurre. Kushtetuta jone nuk na lejone qe te njohim pavaresine e nje pjese te shtetit tone. Por do te shohim se cfare do te ndodhe sa te suksesshme do te jene negociatat. Ta leme kete ceshtje per momentin ka deklaruar Cvetkovic.
Ai ka theksuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtines duhet te nise me ceshtje qe zgjidhen lehte dhe jo me te tjera qe mund te krijojne komplikacione.
Nese arrijme sukses ne fillim kjo hap dyert per zgjidhjen edhe te ceshtjeve te ndjeshme. Nese fillojme me ceshtje te ndjeshme nuk do te arrijme askund. Kjo eshte taktika jone ka nenvizuar Cvetkovic.