Bylis-Vllaznia takimi pare i fazes se dyte
Me takimin Bylis - Vllaznia do te nise dhe akti i pare i fazes se dyte te Kategorise Superiore. Keshtu java e 12-te e cila kulmon me kryesfiden Flamurtari-Dinamo vendi i pare kunder te dytit te programuar per diten e diel 1300 do te nise me nota te trishta pasi stadiumi Adush Muca nuk do te kete shikues. Ne fazen e pare Vllaznia atehere nen drejtimin e malazezit Mojash Radonjic fitoi 3-2 me Bylisin te drejtuar nga Ilir Spahiu me nje gol fitues te shenuar nga Jovanovic ne minuten e 92-te ne Brian Filipi te Lezhes ne nje takim ku tre nga pese golat e takimit kane per autore tre lojtare te huaj 2 te Vllaznia Rajovic dhe Jovanovic dhe 1 te Bylisi Popovic. Skuadra shkodrane duket se e ka rigjetur veten nen drejtimin e Mirel Joses dhe mberrin ne Ballsh pas dy fitoresh rresht ku spikat ajo me Tiranen 2-0 ne Qemal Stafa. Bylisi edhe pse ndodhet ne vendin e 10-te me 10 pike synon fitoren e katert sezonale pas suksesit 3-2 ndaj Shkumbinit te Peqinit nje jave me pare ne nje ndeshje qe prodhoi shume polemika e akuza midis dy skuadrave. Ne Ballsh jane te bindur se Vllaznia do te jete viktima e radhes. Bylisi do te kete ne dispozicion edhe mbrojtesit Arbri e Begaj si dhe portierin Frasheri nderkohe qe Vllaznise do ti mungojne Armando Vajushi dhe Olsi Gocaj. I demtuar per shkodranet eshte portieri Miroslav Vujadinovic dhe me sa duket ne porte do te jete veterani Armir Grima. Per sa i perket statistikave Vllaznia ka nje bilanc te mire jashte shtepise 2F 1B 2H nderkohe Bylisi ne shtepi ka 3 F 1B dhe 1H. Ne viziten e fundit ne Ballsh Vllaznia ka fituar 2-1 me Bylisin 21 dhjetor 2008.
Kategoria Superiore
Sot
Bylis-Vllaznia 1300
Neser
Tirana-Elbasani 1300
Skenderbeu-Besa 1600
Te dielen 21 nentor
Laci-Teuta 1300
Flamurtari-Dinamo 1300
Te henen 22 nentor
Kastrioti-Shkumbini
Renditja
Nd. Pike
1 Flamurtari 11 25
2 Dinamo 11 23
3 Skenderbeu 11 22
4 Vllaznia 11 17
5 Tirana 11 15
6 Teuta 11 15
7 Shkumbini 11 14
8 Laci 11 14
9 Kastrioti 11 11
10 Bylis 11 10
11 Besa 11 8
12 Elbasani 11 6