Formula 1, Pirelli furnizuesi i ri i gomave
Lajmin e ka konfirmuar sot Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit. Vendimi për të zgjedhur firmën italiane të gomave u mor në mbledhjen e këshillit të FIA-s në Gjenevë të Zvicrës. Pirelli mposhti konkurrencën e francezëve të Mishlën dhe do të zëvendësojë japonezët e Brixhstonit.
Pirelli rikthehet në botën e Formula 1 pas 20 vitesh mungesë. Gjithashtu, këshilli vendosi që duke nisur nga sezoni 2011, pilotët që regjistrojnë kohë shumë të ngadalta në kualifikuese, nuk do të marrin pjesë në garë. Ky rregull ka qenë në fuqi prej vitit 1997 deri në 2002.