E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentatori korean ‘shukatet’ pas rezultatit 4-0

Komentatori i Koresë së Veriut nuk ka thënë asnjë fjalë pas golit të katërt që Portugalia ia shënoi Koresë së Veriut, në fitoren deri më tani më të thellë gjatë Kampionatit botëror 2010, (7-0) të hënën.

Banorët e Koresë së Veriut në ekranet e tyre të vogla kanë mundur të shikojnë vetëm goleadën e Portugalisë, të dëgjojnë vuvuzelat dhe të vuajnë. Ndërsa, komentatori e filloi furishëm transmetimin dhe madje edhe pas pranimit të golit të parë 1-0, ai ishte i sigurt se ekipi do të rikthehet.

Në pjesën e dytë, pas shënimit të golit të katërt, ai vetëm tha: “Jo!” dhe kjo ishte e tëra prej tij. Banorët e Koresë së Veriut më në fund patën rastin të përcjellin drejtpërdrejtë një ndeshje të Kombëtares së tyre. Deri më tani, takimet i kanë parë vetëm në xhirime të përsëritura dhe atë në rast se nuk kanë pësuar humbje.

Mirëpo, lideri Kim Jong II u tregua i mëshirshëm dhe pas paraqitjes së mirë në humbjen 2-1 nga Brazili, në ndeshjen e tyre të parë, vendosi të lejojë transmetimin e drejtpërdrejtë të takimit me Portugalinë. Mirëpo, me gjasë ky mund të jetë transmetimi i fundit i drejtpërdrejtë i një ndeshjeje në Korenë e Veriut, përderisa Kim Jong II është gjallë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›