E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 29-vjeçarit, u kap me kartëmonedha false

është arrestuar në flagrancë shtetasi në kërkim Dardan Ahmet Zeka, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, me shumën e 500 euro të prerjeve 50 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Me datë 04.06.2010, ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës, për veprën penale të “Falsifikimit të kartëmonedhave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 kartëmonedha të prerjeve 50 euro. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal “Falsifikimi i monedhave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›