Formula 1, Sebastian Feteltriumfon ne Hungari
HUNGARI- Sebastian Fetel ka marrë pole-positionin e katër radhazi dhe të shtatin për këtë sezon, duke triumfuar në provat zyrtare për çmimin e Madh të Hungarisë. Skuderia Red Bull edhe këtë herë ka bërë diferencën, duke i vënë në rresht të gjithë rivalët. Fetel la pas shokun e tij të skuadrës Mark Veber, ç’ka tregon se edhe gara e së dielës do të jetë një betejë brenda ekipit. I treti është renditur spanjolli Fernando Alonso, që ka lënë pas shokun e tij të skuadrës te Ferrari, Felipe Masa.
Alonso nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë ritmit të Red Bull edhe pse Ferrari duket se është rritur shumë në dy garat e fundit. Skuderia austriake duket e pakapshme këtë sezon edhe pse dueli brenda saj mes Fetel dhe Veber ka ndikuar shumë që në krye të jenë dy pilotët e MekLaren Hamilton e Baton. Red Bull duket makina më e shpejtë, me një sistem aerodinamik të shkëlqyer dhe që arrin të bëjë diferencën nga gara në garë. Ndërkohë, në Budapest Hamilton do të niset i pesti, ç’ka i jep mundësinë Fetel të sulmojë kreun. Menjëherë pas tij do të jetë Niko Rozberg, ndërsa Xhenson Baton nuk ka mundur të futet as në 10-shen e parë.
Jashtë seksionit të tretë mbeti edhe Mikael Shumaker, i cili duhet të kënaqet me një vend të 14-të në një cirkuit jo shumë të preferuar për të. Duke parë renditjen, edhe të dielën pritet të jetë një testim nervash për dy pilotët e Red Bull, që këtë vit më shumë kanë luftuar njëri-tjetrin sesa dyshen e MekLaren.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)