E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehej nga Greqiadhunohet gazetariAldo Bregasi

PATOS- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në aksin Ballsh-Patos. Gazetari me origjinë shqiptare Aldo Bregasi është dhunuar fizikisht gjatë kohës që kthehej nga Greqia. Bregasi, gazetar pranë “Ipirotikos Agon” ka qenë duke udhëtuar bashkë me familjen për tu kthyer në Shqipëri për pushime, por në aksin rrugor Ballsh-Patos, makina e tij gjatë një frenimi të shpejtë ka përplasur një makinë tjetër.

Në atë moment, nga makina kanë dalë dy persona të cilët pa asnjë sqarim kanë ushtruar dhunë mbi gazetarin. Familjarët e kanë denoncuar sulmin në policinë e Fierit si dhe në News 24. 

Sipas familjarëve të gazetarit, njëri prej personave që ka goditur Bregasin ishte polic. Sipas dëshmisë së të atit, gazetari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur ta identifikojë dhunuesin si polic të Gjirokastrës, inicialet e tij janë B. M. Hetimet për ngjarjen e pazakontë vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›