E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Sebastian Vettel triumfon në Bahrein

Gazeta Shqip

vettelllllSebastian Vettel ishte i pakapshëm në shkretërirë, duke regjistruar në mënyrë spektakolare fitoren e dytë të sezonit, në garën e Bahreinit. I nisur i dyti, kampioni i trefishtë i botës u parakalua në nisje nga Alonso, por brenda pesë xhirosh arriti të kalonte spanjollin e Ferrarit dhe Rosbergun e nisur i pari.

Që prej këtij momenti, gjermani me Red Bullin e tij dominoi tërësisht garën, duke kryesuar deri në fund.

Një garë për tu harruar kjo për Ferrarin, që pas një nisje të mirë, u godit nga probleme teknike që kufizuan Alonson në vendin e tetë dhe Massan jashtë zonës së pikëve.

Spanjolli, që vinte i motivuar në Bahrein pas suksesit të Kinës, pati një problem në sistemin përshpejtues DRS në xhirot e para, duke e patur të pamundur përdorimin e tij gjatë të gjithë garës.

E mrekullueshme dita e Renault, me Raikkonen që vazhdon të konfirmohet si një pretendent për titullin në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës, Grosjean, në shkallën e ulët të podiumit. Surprizë Di Resta me Force India në vendin e katërt, ndërsa Hamilton, i pesti, parapriu një grup prej pesemakinash (Perez, Webber, Alonso, Rosberg e Button), që dueluan gjatë të gjithë garës për tu renditur sa më lart.

Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit

1    Sebastian Vettel    Red Bull
2    Kimi Räikkönen     Lotus           9s3
3    Romain Grosjean   Lotus           191
4    Paul di Resta         Force India   214
5    Leëis Hamilton      Mercedes      310
6    Sergio Pérez         McLaren        330
7    Mark Webber        Red Bull       330
8    Fernando Alonso   Ferrari          340
9    Nico Rosberg        Mercedes      400
10    Jenson Button     McLaren       490

21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Formula 1, Sebastian Vettel triumfon në Bahrein burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›