E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Nuk dua ta humbas finalen me Romën

Gazeta Shqip

Lacio

Lorik Cana ne ndeshjen kunder KataniasLorik Cana ishte i pezulluar këtë javë të Serisë A për shkak kartonëve dhe për këtë arsye nuk u aktivizua mbrëmë në sfidën Lacio-Udineze. Këtë pushim të detyruar e shfrytëzoi për të vizituar familjen në Marsejë, ku edhe nuk i shpëtoi intervistës së televizionit OMTV. I pyetur se pse nuk luan këtë javë, mesfushori shqiptar sqaron: Eh, kam marrë shumë kartonë të verdhë, që më kanë kushtuar skualifikimin. Për ne, mbeten për tu luajtur edhe 6 ndeshje në kampionat dhe një finale e Kupës së Italisë kundër Romës: vërtet nuk kam dëshirë ta humbas këtë finale kundër tyre. Futbollisti ka pohuar se këtë vit është ambientuar mirë te Lacio, ndërsa në ka hedhur poshtë një kthim të mundshëm në Francë në fund të këtij sezoni: Kam edhe tre vjet kontratë me Lacion, nuk e di nëse do të qëndroj deri në fund, por rikthimi në Francë, nuk është në planet e mia, të paktën për momentin.

Lorik Cana: Nuk dua ta humbas finalen me Romën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›