E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Turqia del nga Cmimi i Madh

Gara e 8 majit mund të jetë Cmimi i Madh i fundit i Fomula 1 që zhvillohet në Turqi.

Sipas shtypit lokal, Stambolli nuk do të presë Circus në vitin 2012 pasi organizatorët nuk kanë arritur një marrëveshje me Bernie Ecclestone.

Murat Yalcintas, president i Dhomës turke të Tregtisë, ka deklaruar se qeveria ka refuzuar kërkesën ekonomike të bërë nga Ecclestone.

Ky i fundit kërkon 26 milionë dollarë dhe jo 13 sic është parashikuar për këtë vit, që botërori i Formula 1 të vazhdojë të ketë etapën e tij në Turqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›