E Diel, 1 Nëntor 2026

Oleg Bllohin trajneri i ri i Ukraines

Oleg Bllohin është përzgjedhur si trajneri i ri i kombëtares ukrainase të futbollit.

Lajmin e bëri të ditur federata e vendit që do të mirëpresë Euro 2012 së bashku me Poloninë.

“Trajneri është përgjegjës për rezultatet e ekipit dhe unë kam një përgjegjësi të dyfishtë duke marrë parasysh se jemi edhe vendi organizator i europianit. Duhet të kalojmë të paktën fazën e parë të kompeticionit”, u shpreh 58-vjeçari i cili ka çuar deri në çerekfinalet e botërorit Ukrainën në vitin 2006.

Bllohin zëvendëson Yuri Kalitvintsev, i cili e mori drejtimin e Ukrainës në gushtin e vitit të kaluar dhe që nuk shkëlqeu nën drejtimin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›