Formula 1, Vettel në në pole position
Sebastian Vettel, ka fituar çmimin e madh të Belgjikës, duke u renditur i pari në garën e provave të lira të F1. Ndërsa në vend të dytë është renditur Luis Hamilton, dhe në vend të tretë Mark Webber. Kampioni i botës Vettel, ka befasur të gjithë me shpejtësinë e tij, duke u renditur në vendin e parë e duke lënë pas Hamilton. Ndërsa Fernando Alonso në këto prova nuk ka mundur të regjistrojë një kohë më të mirë se ajo që e rendit në vendin e tetë.
Ndërkohë gabimet në përllogaritje kanë lënë në vendin e 13-të Button-in, ndërsa Michael Schumacher në garën e tij jubilare të 20 vjetorit si pilot i Formulës 1, nuk mundi të regjistrojë asnjë xhiro të shpejtë.