E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Webber rinovon kontraten me Red Bull

Australiani Mark Webber ka zgjatur me një vit kontratën e tij me skuderinë “Red Bull”, e cila do skadojë vonë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuderia në Spa, ku nesër do të zhvillohet Cmimi i Madh i Belgjikës.

Webber, që pikërisht sot mbush 35 vjec, garon për “Red Bull” që prej vitit 2007 dhe për të dhe Sebastian Vettel, do të jetë sezoni i katërt së bashku.

Aktualisht australiani është i dyti në klasifikimin botëror të pilotëve, 85 pikë larg shokut të tij gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›