Formula 1 Vettel triumfon ne cirkuitin SPA

Sebastian Vettel triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula, duke bërë që mbrojtja e titullit kampion të afrohet akoma më shumë. Gjermani ishtë protagonist i një gare të shkëlqyer, ashtu si skuderia e tij Red Bull që me stradegjinë e saj ndihmoi 23-vjeçarin të ngjitej në podin e fituesëve në cirkuitin SPA.
Vettel kaloi finishin përpara shokut të skuadrës Mark Webber, me australin që konfirmoi supermacinë e skuderisë Red Bull. Webber e nisi keq garën, por me agresivitetin e tij arriti të rikuperojë pozicone dhe ta mbyllë garën në vendin e dytë. Një garë e bukur edhe për Janson Button, i cili pas triumfit në garën e fundit, ngjitet sërish në pod.
Anglezi i McLaren mundi rivalitetin e Fernando Alonsos. Ky i fundit, duket i dorëzuar në garën për titullin kampion, ndërsa këtë e tregoi edhe me agresivitetin e shfaqur vetëm në xhirot e para të Cmimit të Madh të Belgjikës.
Kjo garë duhet të harrohet shpejt nga Hamilton, viktimë e një përplasejeje që e nxorri nga gara në xhiron e 13-të.
I ndryshëm është diskutimi për Michael Shumaker. Legjenda e Formula 1, arriti të renditej në vendin e pestë, megjithëse e nisi garën nga vendi i fundit. Spektakolare paraqitja e shtatë herë kampionit të botës, që feston me pikë 20 vjetorin e tij në Formula 1.
Nertan Prifti