Seanca per Kosoven. Uragani shtyn diskutimet ne OKB
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shtyrë për të martën në mengjes takimin për Kosovën, për shkak të problemeve që shkaktoi kalimi në Nju Jork i uraganit Irene. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki MUn do të paraqesë në takim raportin për zhvillimet në Kosovë, por pritet që në plan të parë të dalë kriza më e fundit në veri të Kosovës, pas ndërhyrjes së forcave speciale të policisë për të rivënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
Sic njoftojnë burime diplomatike, Ban Ki-Mun në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilat mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai apelon për shmangie të tensioneve të mëtejshme në Kosovë.
Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet u rritën në fund të korrikut, thuhet në raport.
Kosova do të përfaqësohet në takimin e Këshillit të Sigurimit nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 gusht 2011 )