Uragani Irene miliona te evakuuar. Nis pastrimi

Banorët e zonave pyjore në Anapolis në SHBA kanë nisur pastrimin pas kalimit të uraganit “Irene” që kaloi në shtetin e Merilendit me erëra të fuqishme e shira të dendur. Si pasojë zona mbeti pa energji, shumë pemë u rrëzuan, madje duke prishur edhe shtëpi. Pas zbutjes së fuqisë së uraganit duke u kthyer në stuhi tropikale , njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe filluan të pastronin rrugë e trotuare.
Moti i keq detyroi miliona njerëz të evakuoheshin dhe ata qe nuk mundën u mbyllën në shtëpi. Parashikuesit njoftuan se Irene, edhe pse tashmë është vetëm një stuhi tropikale, përbën kërcënim pasi mund të shkaktojë rritjen e nivelit të ujrave nga Virxhinia në Masacustes.