E Diel, 1 Nëntor 2026

Formula 1 hiqen nga kalendari i 2014 mimi i Indise dhe Korese se Jugut

Formula 1 përshendet Çmimin e Madh të Indisë.
Gara e cila zhvillohet në cirkuitin “Buddh International” është lënë jashtë kalendarit për Botërorin 2014.
Vendimi është zyrtarizuar nga padroni i F1-it, Berni Ekëlstoun.
Ky i fundit ka bërë të ditur se gara e Indisë mund të kthehet në vitin 2015.
Po ashtu, nga Botori 2014 është fshirë edhe Çmimi i Madh i Koresë së Jugut.
Kjo gjë është bërë për t’i hapur rrugën futjes në kalendar të Çmimit të Madh të Rusisë, Austrisë dhe atij të Nju Jorkut.
Ndërkaq, në një kohë që flitet vetëm për shitblerjet në futboll Formula 1 sfidon me një lajm të bujshëm. Ljuis Hamilton mund të kalojë te Ferrari.
Kjo mundësi nuk është pa baza, pasi i ati i pilotit anglez në të njëjtën kohë menaxher i tij është parë në selinë e skuadrës italiane në Maranelo.
Hamilton do të ishte zgjidhja më e mirë për Ferrarin, pas lajmeve se Alonso mund të kalojë te Red Bull sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, vetëm Ljuis Hemilton ishte shprehur pak ditë më parë se Ferrari ishte ëndrra e çdo piloti në Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›