E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia kërkon pasuesin e Soldados

Skuadra e Valencias e ka zyrtarizuar shitjen e Roberto Soldados te Tottenham Hotspur, ndërsa tani po e kërkon pasuesin e tij.

Soldado u shit për 30 milionë euro, dhe kjo shifër i siguron lakuriqëve një hapsirë të mirë për merkato. Ata janë duke e kërkuar një sulmues për ta zëvendësuar spanjollin, ndërsa me këto para planifikojnë edhe transfere të tjera.

Fabio Quagliarella i Juventusit është alternativa e radhës për klubin nga Mestalla. Për Quagliarellan janë refuzuar 10 milionë të ofruara nga Norëichi, ndërsa kjo tregon se ata nuk duan ta shesin nën 12 milionë euro.

Këto para mund t’i investojë Valencia. Emra të tjerë të mundshëm janë edhe Chicharito i Manchster Unitedi dhe Fernando Torres i Chelseat./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›