Kukesi fiton 2-0 ndaj Metalurg Doneck

Kukësi kalon çdo parashikim.
Skuadra e Armando Cungut mund 2-0 Metalurg Donjeck dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt historisë së futbollit shqiptar në Europë.
Sfida e parë për turin e tretë të Ligës së Europës e luajtur në “Qemal Stafa” hapet me Malakrnen dhe mbyllet me Malotën.
Janë dy mbrojtësit protagonistë në fitoren e Kukësit, që mund të shkojë atje ku më parë asnjë skuadër shqiptare nuk kishte arritur… Në play-off e Ligës së Europës….
Nisje më të mirë askush nga Kukësianët nuk e kishte parashikuar. Minuta e pestë dhe Malakarne shënon golin e epërsisë…
Marrin zemër të besuarit e trajnerit Cungu. Vuajnë ukrainasit e Metalurg në një atmosferë elektrizuese më “Qemal Stafa”.
Ndeshja flet për Kukësin, që arrin të administrojë avantazhin.
Gjithsesi rrezikojnë barazimin në limitet e pjesës së parë. Duhet ndërhyrja e portierit Halilaj për të qetësuar skuadrën kuksiane.
Nis me një tjetër ndërhyrje shpëtimtare të Halilaj pjesa e dytë…
Kalojnë rrezikun futbollistët e Kukësit. Duket që është mbrëmja e tyre. Pa rezultat tentativat e Metalurg Donjeck, që në minutën e 69-të mbetet me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. Del me karton të kuq Morozujk, ndërsa me forca më të shumta në fushë Kukësi vulos fitoren në minutën e 84-rt me golin e Malotës.
Nuk ka më kohë për supriza. Të dorëzuar ukrauinasit e Metalurg, ndërsa e gjithë festa është për Kukësin.
Tani skuadra e Armando Cungut është shumë pranë kualfikimit rekord në play-off e Ligës së Europës.
Duhet pritur ndeshja e kthimit, por deri atëherë kukësianët mund të ëndërrojnë.