Besart Berisha refuzon kombetaren
Në momentin e parë kur u përfol se trajneri i ri i Kombëtares, Xhani De Biazi do të linte jashtë skuadrës Besart Berishën, ishin të shumtë ata që nuk e panë me sy të mirë këtë lëvizje.
Edhe pse ende nuk e ka publikuar listën zyrtare për miqësoren e 29 shkurtit me Gjeorgjinë, drejtuesi i stolit kuqezi ka pohuar paraprakisht se sulmuesi që po shkëlqen në kampionatin australian nuk do të jetë në Tbilisi, por do të vazhdohet të mbahet nën vëzhgim për të ardhmen.
Por, nëse një ditë Shqipëria do të ketë realisht nevojë për shërbimet e 26-vjeçarit, atëherë duhet të bëhen llogaritë me deklaratën e tij se nuk do ti përgjigjet ftesës.
Autori i 15 golave në 21 ndeshje me Brisbejn Roar, që është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, ka deklaruar se për momentin nuk e ka mendjen te Kombëtarja. Ai nënvijëzoi se nuk do ti përgjgijet ftesës nëse ajo vjen, dhe kjo lidhet me distancën shumë të madhe mes Shqipërisë dhe Australisë.
Sipas Besart Berishës, udhëtimi që në total shkon deri në 55 orë, ose afërsisht dy ditë e gjysmë do të ndikonte në paraqitjen e tij si me ekipin përfaqësues, ashtu edhe me klubin. Në këtë mënyrë, përpara fanellës kuqezi, ish-sulmuesi i Hamburgut ka zgjedhur Brisbejnin, skuadër me të cilën ka rinovuar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme.