Formula e gjumit

06/02/10 12:45
Domi me Valin jane ulur ne karrige ne oborr dhe po shijojne rrezet e diellit. Domi thote qe do te marre ngjyre nga dielli dhe pse eshte shume heret per rreze te forta. Vali i thote qe eshte lodhur pak nga prova e kercimit dhe i thote Domit per te qeshur, qe ka menduar qe ti heqi disa susta krevatit dhe tja vere kepuceve qe te kerceje me kollaj, pa u munduar fare. Ato qeshin te dyja me kete batute. Me pas aty vjen dhe Edi me Kiken per te biseduar. Kika i thote qe ai nuk ka bere gjume te mire dhe ndjehet shume i lodhur. Ai i thote ma jepni dhe mua formulen e gjumit qe keni se spo di si tja bej. Vali i thote qe kur te shtrihet e te mbylle syte te filloje te numeroje e do ta marre gjumi. Ndersa Edi i thote qe kur te shtrihet nuk duhet te degjoje bisedat e te tjereve por ta mbaje mendjen diku tjeter. Kika i thote qe kjo eshte e pamundur pasi kur i ke te tjeret qe flasin ngjitur nuk mund te mos i degjosh. Vali i thote qe kjo eshte shume e vertete dhe te tjeret duhen te kene respekt kur dikush po mundohet te fleje dhe te mos e ngrene zerin. Me pas ata pyesin njeri-tjetrin nese i kane degjuar bubullimat gjate nates, pasi disa nga banoret jane trembur dhe jane zgjuar. Vali dhe Kika mendojne si do ta organizojne diten e sotme pasi kane shume gjera per te bere. Ata mendojne qe si fillim te zgjojne dhe banoret e tjere dhe te hane mengjes te gjithe. Me pas duhet te bejne punet e shtepise por Domi i thote qe skemi kohe ti bejme me themeli. Kika i thote qe nese i ndajne punet, per nje ore i bejne te gjitha. Pastaj ata thone qe duhen te bejne prova pasi nuk ndjehen shume te sigurt dhe duhet te caktojne saktesisht se cfare valle do te kercejne e kush do te kendoje. Qe te vere ne zbatim planin, Vali shkon ne dhome per te zgjuar banoret dhe ata fillojne te ngrihen nje nga nje. Me pas ata hane dhe mengjesin pa vonuar pasi do te vazhdojne te ndjekin pikat e planit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));