Një shqiptare zgjidhet koordinatore e Shoqatës Evropiane të Drejtorëve
Komunikimi
Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, Arlinda çausholli, është zgjedhur koordinatorja e parë rajonale e Shqipërisë nga Shoqata Evropiane e Drejtorëve të Komunikimit. Kësaj detyre të re çausholli i është përgjigjur me përcaktimin e qartë të prioriteteve, të cilat shtrihen në disa aspekte si: zgjerimi i rrjetit në Shqipëri, si dhe rritja e anëtarësimit të shoqatës në rajon. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun do të jetë edhe pika ku do të zhvilohet angazhimi i koordinatores së re. Si pjesë e kësaj do të ofrohen një platformë për shkëmbim idesh dhe experience të shoqëruara këto me aktivitete që lidhen me marrëdhëniet me publikun dhe profesionistët e komunikimit. çausholli ka eksperiencë në fushën e gazetarisë ku ka punuar në disa media prestigjoze vendave dhe të huaja.
#