Formula themeltare e kombit shqiptar
85 vite më parë, Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare, ka nxjerrë në publik termin Formulat e Neoshqiptarizmës (Shqiptarizmës së Re). Merxhani përdori parashtesën Neo, për arsyen që mos të merrte meritat e rilindësve, të cilët dhe formuan kombin shqiptar.
Po meqë kombi është një gjë që zhvillohet dhe që kërkon formulim të përhershëm, atëherë Branko Merxhani vazhdoi me shumë kompetencë punën e rilindësve.
Nëse puna e rilindësve dhe kombit shqiptar do të krahasohej me rolin që kanë prindërit që nga akti seksual e deri të lindja e foshnjës, atëherë veprimtaria intelektuale e Branko Merxhanit e Gjergj Fishtës, e rrjedhimisht edhe shkollave të tyre (pasi këta të dy ishin shkolla më vete dhe kishin pasuesit e tyre), mund të krahasohet me punën e kujdestarit të foshnjës.
Pushtimi italian ndërhyri dhunshëm në këtë zhvillim akoma pa u mbushur 3 dekada me çrast në Shqipëri filloi lufta civile, e cila përfundoi me fitoren e forcave më të errëta.
Sundimi gati gjysmëshekullor komunist në Shqipëri i dha një formë kombit shqiptar që mund të thuhet se e stërkeqi, por që nuk arriti tia trandë themelet.
Kombi shqiptar është komb myslimano-kristian
Debatet e fundit rreth rolit të fesë, Skënderbeut, lindjes së kombit kosovar etj, na kthejnë te formula themeltare e kombit shqiptar.
Kur dikush akuzohet se po sulmon themelet e kombit, atëherë duhet të dimë se cilat janë formulat themeltare.
Kombi shqiptar u themelua nga 4 komunitete fetare politikisht shumë të ndara në shekullin XIX (myslimanët sunitë, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët). Këto komunitete i bashkonin 3 gjëra: gjuha, gjaku dhe territori.
Përqindja e këtyre komuniteteve në popullsinë e gjithëmbarshme të vendit ishte e ndryshme. Formula themeltare nuk qe ajo e madhësisë se komuniteteve, por një formulë fatlume që siguroi kohezionin shekullor.
50% mysliman, 50 % kristian
Kombi shqiptar nuk u bë as komb me bazë myslimane, as komb me bazë kristiane siç u bënë kombet tjera në Ballkan. Kombi shqiptar u ngrit si një komb myslimano-kristian. Shprehur me gjuhen e biznesit, kombi shqiptar u ngrit si një korporatë 50:50. 50% mysliman, 50% kristian. Apo më saktësisht 25:25:25:25.
Pra, 25% mysliman sunit, 25% bektashi, 25% ortodoks, 25% katolik, pavarësisht se struktura e popullsisë nuk përkonte me këto proporcione.
Kjo formulë u vu në zbatim në strukturën e shtetit shqiptar në shumicën e kohës përgjatë një shekulli. Regjenca e shtetit përbehej prej 4 vetave, ku secili komunitet kishte një përfaqësues. Regjenca e fundit ishte ajo e vitit 1943/44, ku komunitetin bektashi e përfaqësonte Mehdi Frashëri, komunitetin mysliman sunit Vehbi Dibra, komunitetin ortodoks Lef Nosi dhe komunitetin katolik Patër Anton Harapi.
Shembulli i Anglisë dhe Malajzisë
Formula 25:25:25:25 nuk ishte vetëm sa i përket përfaqësimit politik, por edhe atij kulturor. Ta zëmë, anglezët që janë një komb kristian, festat kristiane i kanë ditë pushimi për të gjitha përkatësitë. Kurse festat tjera fetare i kanë pushim vetëm ata që janë deklaruar se i takojnë një feje të caktuar. P.sh. nëse jeton në Londër dhe kur je punësuar je deklaruar si kristian, ti do të pushosh vetëm në festat kristiane, por nëse je deklaruar mysliman, atëherë ti do ti kesh detyrimisht ditë pushimi krishtlindjet dhe pashkët, por ke të drejtë të mos vish në punë për Bajram dhe ditën e parë të Ramazanit.
Tek malajët që janë një komb mysliman është e kundërta. Nëse me rastin e punësimit në Kuala Lumpur je i deklaruar si mysliman, ti do të pushosh vetëm për Bajram e ditë të parë Ramazani, ndërsa nëse je deklaruar si kristian, ti do të pushosh detyrimisht për Bajram e ditë të parë të Ramazanit dhe ke të drejtë që të pushosh edhe për krishtlindje dhe pashkë.
Kombi shqiptar që është komb myslimano-kristian ka pushim obligativ edhe për Bajram edhe për Nevruz edhe për krishtlindje e pashkë ortodokse e edhe për ato katolike.
Dallimi është i qartë: në Angli myslimanët, budistët, hindutë, sikët, taoistët, shintuistet etj., kanë të drejta, në Malajzi kristianët, budistët, hindutë, sikët, taoistët, shintuistet etj., kanë të drejta. Në Shqipëri, myslimanët e kristianët janë të barabartë.
Skënderbeu i bërë synet
Heronjtë kombëtar janë të përbashkët, pavarësisht se nga cili komunitet vijnë ata. Më kujtohet një rast 2 dekada ma parë kur dy profesoresha në Universitetin e Tiranës, njëra katolike, tjetra ortodokse, grindeshin mes vete nëse ka qenë Skënderbeu katolik apo ortodoks. Dikur ranë dakord që ta pyesin një koleg historian. E dini se cila qe përgjigja e tij? Tha: unë mund tu garantoj vetëm faktin se Skënderbeu ka qenë i bërë synet.
Kjo është arsyeja pse Skënderbeu është krye-heroi kombëtar shqiptar. Kjo sepse të gjithë e pandehin për të tyrin.
Kush po i sulmon themelet e kombit shqiptar?
Themelet e kombit shqiptar i ka sulmuar i pari Enver Hoxha kur është përpjekur që kombin shqiptar nga një komb muslimano-kristian ta shndërrojë në një komb ateist.
Ekstremistët islamikë!
Themelet e kombit shqiptar sot sulmohen nga dy anë. Në njërën anë janë ata që duke pohuar se meqë, mase 2/3 e shqiptarëve i takojnë fesë islame, kombi shqiptar është një komb mysliman dhe se komunitetet tjera vetëm gëzojnë të drejta nga gjeneroziteti i shumicës. Kjo tezë është sulm direkt mbi formulën 50:50 apo 25:25:25:25.
Ekstremistët kristianë!
Anën tjetër e paraqesin ata që duke pohuar se kristianizmi është feja e parë e shqiptarëve tentojnë ti vënë myslimanët shqiptarë në pozitë inferiore. Përfundimi logjik i kësaj teze është se paskëshim dy lloje shqiptarësh: shqiptarë të vërtetë që e kanë mbajt fenë e të parëve dhe shqiptarë të dorës së dytë, shqiptarë të ligj që nuk i rezistuan turkut dhe ndryshuan fenë.
Slogane të po kësaj teze janë edhe ato që përbuzin myslimanët në mënyrë paksa të fshehur si p.sh. shqiptarët janë evropianë nuk janë aziatikë. Edhe pse këtu në shikim të parë nuk duket gjë djallëzore, sepse shqiptarët janë evropianë, krijohet aluzioni i tërthortë se meqë shumica e kombeve evropiane janë kristiane atëherë edhe kombi shqiptar na u dashka të jetë komb kristian.
Libri i Dr.Olsi Jazexhi
Në librin e tij të fundit, Dr.Olsi Jazexhi dëshmon se në tekstet tona shkollore ka prezencë të shtuar të tezave q
