E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuna Dusseldorf, pas Fejzullahut

Fortuna Dusseldorf ka shprehur interesim për Erton Fejzullahun. Ky i fundit ka rënë në sy të skautëve të klubit nga Bundesliga 2 gjatë ndeshjes Mjallby – Malmo (2:2), ku ishte realizues i dy golave.

Fejzullahu, i cili është i huazuar te klubi suedeze Mjallby nga ai holandez NEC Nijmegen, është i lumtur që po zgjon interesimin e klubeve tjera. “Unë jam i lumtur që kam zgjuar interesimin e klubeve, por NEC Nijmegen mbetet në krye”, ka thënë Fejzullahu për mediat suedeze.

Gjatë afatit kalimtar të verës pritet të qartësohet gjithçka rreth të ardhmes së Fejzullahut, i cili pëlqehet edhe nga Caglari dhe Djurganden.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›