E Diel, 1 Nëntor 2026

Raskaj kërkon ‘ringjalljen’ në Norvegji

Anel Raskaj është duke e kërkuar ‘ringjalljen’ në Norvegji, respektivisht në ekipin Sandnes. Mesfushori kosovar i dha fund eksperiencës në Halmstad gjatë dimrit, për t’iu bashkuar ekipit norvegjez, me të cilin synon ta ketë një sezon të suksesshëm, si në nivelin ekipor, ashtu edhe në atë individual.

“Unë dëshiroj të koncentrohem në futboll dhe të mundohem ta ndihmoj skuadrën që të mbetet në Tippeligan, sepse ky është prioriteti i parë i një të sapoardhuri. Por, më nevojitet pak kohë derisa të ambientohem këtu”, deklaroi përfaqësuesi kosovar për uebfaqen suedeze FotbollDirekt.se.

Pas ndarjes nga Halmstadi, ai dëshironte të vazhdonte të luajë në elitën e futbollit suedez, por nuk mori ndonjë ofertë serioze. Prandaj, për të mos mbetur pasiv, ai iu bashkua ekipit norvegjez.

“Pas dy vjetësh në Halmstad, kisha nevojë për një nismë të re. Isha i preokupuar, por i qetë. Më duhej të stërvitesha individualisht, derisa arriti oferta e Sandnes. Ata i kishin parë DVD-të e mia dhe dëshironin të nënshkruaja menjëherë. Shkova atje dhe çdo gjë shkoi mirë”, përfundoi Raskaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›